
Ndonjëherë do të vij në gjumë,
si një vizitor i largët e i paftuar…
Dhe ti, mos më lër në rrugë, të lutem shumë,
me lloz, mos ma mbyll portën e uruar.
Do hyj pa zhurmë, pa do ulem qetë,
në terr, fytyrën tënde do vështroj.
Dhe si të t’kem vështruar…lehtë-lehtë
do të të përqafoj, pastaj do të shkoj.
Në shqip: Myzafer Xhaxhiu