
Dalai Lama, kryemurgu i budizmit, ndryshe nga pasardhësit e tij, arriti një nivel dhe famë që kurrë nuk u arritë nga ta.
Ai u bë mësuesi më i famshëm dhe më i respektuari budist në botë. Përgjithësisht për angazhimin e tij si ndaj jodhunës, poashtu dhe ndaj kauzës për lirinë e Tibetit.
Duke e përshkruar veten si një murg i thjeshtë budist, ai ka udhëtuar në më shumë se 67 vende në 6 kontinente. Ka marrë mbi 150 çmime dhe dekorata nderi, në njohje të mesazhit të tij për paqen, mirëkuptimin ndërfetar dhe dhembshurinë. Ai gjithashtu ka qenë autor ose bashkëautor i më shumë se 100 librave.
Në vitin 1989 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e tij paqësore për çlirimin e Tibetit.

Në vazhdim mund ta lexoni një shkrim të tij:
Nga Dalai Lama:
“Çfarë më habit?
Njeriu, sepse sakrifikon shëndetin për të bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin.
Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen.
Ai nuk jeton dot as sot as nesër.
Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet.”
ObserverKult
Lexo edhe:
DALAI LAMA: HESHTJA NDONJËHERË ËSHTË PËRGJIGJA MË E MIRË…