E shkatërrojmë shëndetin për para e pastaj shpenzojmë para për shëndetin…

Dalai Lama

Dalai Lama:

“Çfarë më habit?
Njeriu, sepse sakrifikon shëndetin për të bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin.
Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen.

Nuk jeton dot as sot as nesër.
Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet.”

Dalai Lama (Tenzin Gyatso apo Lhamo Dhondup- emri i fëmijërisë)

Dalai Lama, kryemurgu i budizmit, ndryshe nga pasardhësit e tij, arriti një nivel dhe famë të paparë.

U bë mësuesi më i famshëm dhe më i respektuari budist në botë. Përgjithësisht për angazhimin e tij si ndaj jodhunës, poashtu dhe ndaj kauzës për lirinë e Tibetit.

Duke e përshkruar veten si një murg i thjeshtë budist, ai ka udhëtuar në më shumë se 67 vende në 6 kontinente. Ka marrë mbi 150 çmime dhe dekorata nderi. Gjithashtu ka qenë autor ose bashkëautor i më shumë se 100 librave.

Në vitin 1989 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e tij paqësore për çlirimin e Tibetit.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

DALAI LAMA: HESHTJA NDONJËHERË ËSHTË PËRGJIGJA MË E MIRË…

Dalai Lama

ObserverKult ua sjell disa thënie të Dalai Lama:

Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë.

Atij që e dashuron jepi krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar.

Ndajeni dijen tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për ta arritur pavdekësinë.

Kur ne ndjejmë dashuri dhe mirësi ndaj të tjerëve, jo vetëm që të tjerët i bëjmë të ndjehen të dashur dhe të respektuar, por kjo gjithashtu na ndihmon edhe neve për të zhvilluar paqen dhe dashurinë e brendshme.

Koha kalon pa u penguar. Kur bëjmë gabime, ne nuk mund ta kthejmë kohën pas dhe të provojmë prapë. Krejt çfarë mund të bëjmë është ta shfrytëzojmë mirë të tashmen.

Synimi nuk është të bëheni më të mirë sesa çdo njeri tjetër, por më mirë sesa vetja në të kaluarën.

Një sy për një sy… të gjithë jemi të verbëruar.

Dashuria dhe mëshira janë domosdoshmëri, jo luks. Pa to, njerëzimi nuk mund të mbijetoj.

Silluni mirë kurdo që të mundeni. Gjithmonë është e mundur.

ObserverKult