Nuk do të heq asnjë kilogramë, punë e madhe si më shohin të tjerët!

unë

“Unë nuk do të heq asnjë kilogram për të qenë e pranueshme dhe e vlerësuar. Unë jam në të vërtetë perfekt kështu siç jam!”

Nga Rita Schulte

Ju duhet të keni përmasa më të vogla; duhet të largoni më shumë peshë; duhet të shtrëngoni të pasmet tuaja; të forconi barkun tuaj… E gjithë kjo thjesht është shpifëse.

Nëse jeni të lodhur duke i dëgjuar të gjitha këto, dhe duke i dëgjuar vazhdimisht, ndoshta duhet të qëndroni në këmbë. Të rebeloheni dhe të shkoni kundër valës. Ju jeni shumë më tepër sesa thjesht një madhësi apo një numër. Por të jetosh në një kulturë që është e fiksuar pas bukurisë dhe imazhit të trupit nuk është e lehtë. Në fakt, është plotësisht e dhimbshme, veçanërisht nëse nuk jeni madhësia 2.

Nëse jeni të lodhur duke u ndjerë keq nga presioni i rrethit, kjo nuk duhet të ketë lidhje me peshën, madhësinë apo formën tuaj.

Ky vështrim kërkon kultivimin e asaj që është brenda. Do të thotë të jesh i patrembur për atë se kush je brenda dhe jashtë. Do të thotë të ngrihesh në këmbë dhe të bërtasësh në majë të mushkërive: “Unë nuk do të heq asnjë kilogram për të qenë e pranueshme dhe e vlerësuar. Unë jam në të vërtetë perfekt kështu siç jam!”

Këtu janë disa këshilla se si të filloni:

Njih zemrën tënde

Ne kemi një problem, dhe ky problem është se ne po u kushtojmë më shumë vëmendje çështjeve të jashtme sesa zemrave tona. Kjo është arsyeja pse njerëzit po vdesin atje: nëse do të shpenzonim gjysmën e kohës duke vërejtur dhe kujdesur për zemrat tona, do të ishim shumë më të shëndetshëm emocionalisht.

Mendoni se sa kohë kushtojnë industria e modës, industria ushqimore dhe industria e kozmetikës për t’ju bindur se nuk jeni mirë dhe shumica e njerëzve e blejnë atë. Si mund ta di? Investoni në zemrën tuaj – njihni vlerën tuaj dhe ndryshoni botën tuaj.

Kujdesuni për zemrën tuaj

Si mund të kujdeseni për zemrën tuaj? Duke i kushtuar vëmendje asaj që po ndodh me të ndërsa shpalosen humbjet e jetës. Duke e ushqyer atë me të mira. Duke kaluar kohë me veten dhe duke mësuar se kush jeni dhe cilat janë pikat tuaja të forta.

Të patrembur

Gjeni pikat tuaja të forta dhe do të bëheni të patrembur. Përdorni dhuratat që u janë dhënë dhe ndikoni tek bota juaj me to. Jini të përulur. Bëhu shok. Jini bujar. Jepni zemrën tuaj dhe drejtoni të tjerët.

Dashuria e fortë

Kushtojini vëmendje të vetmes gjë që është më e rëndësishme në jetën tuaj: atyre që doni. Mos lejoni që shqetësimi juaj për madhësinë tuaj, peshën ose imazhin tuaj të trupit t’ju grabisë jetën. Mos lejoni që t’ju rrëmbejë kohën e atyre që doni sepse jeni shumë të preokupuar me gjithë atë rrëmujë. Dilni jashtë.

Thoni lamtumirë mënyrës së vjetër dhe guxoni të provoni diçka të re. Do të ndiheni shumë më mirë.

Mirënjohja

Është e vështirë të jesh mirënjohës për diçka që të urren. Njerëzit me çrregullime të të ngrënit dhe shqetësime për imazhin dhe pëmasat e trupit, në përgjithësi nuk mund të gjejnë një gjë që i pëlqen tek pamja e tyre fizike. Duhet të sfidohen të rrezikojnë dhe të shikojnë përtej asaj që shohin. Të fillojnë të kultivojnë një qëndrim mirënjohjeje për veten. Vraponi në një maratonë. Shkruani një poezi. Luaj një instrument… Filloni pak, por filloni diku.

Ndalo krahasimin

Filloni të mendoni për pikat tuaja të forta, atributet tuaja. Mos konsumoni gjana që nuk ju përshtaten, që nuk janë në favor të shëndetit tuaj mental.

Në fund të fundit, vetëm një gjë është e nevojshme për t’u revoltuar kundër normave shoqërore që kërkojnë të jemi ndryshe dhe me pëmasa të vogla, për t’u vlerësuar: zgjedhja. Zgjedhja për të injoruar mandatet kulturore dhe për t’i vënë flakën botës ashtu siç jeni. Një zgjedhje për të jetuar. për të jetuar me gjithë të vërtetata e juaja. Të jetoni një jetë të plotë dhe të bollshme ku jeni të kënaqur me atë që jeni, jo me atë që dukeni./lifehack/ Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

PSE NA PËLQEN T’I SHOHIM TË TJERËT TË DËSHTOJNË?