Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, me shpresën që transformohet si derë

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Coco Chanel:

Ngjyra më e mirë në botë është ajo e cila ju rri më mirë.

Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, duke shpresuar që do të transformohet në një derë.

Në mënyrë që të jeni të pazëvendësueshëm ju duhet të jeni gjithmonë ndryshe nga të tjerët.

Jeta ime nuk më kënaqte, kështu që e krijova atë.

Akti më i guximshëm është ende të mendoni për veten tuaj.

Butësia nuk përfundon punët përveç nëse jeni një pulë e cila bën vezë.

Nuk ka kohë për monotoni. Ka kohë për punë. Dhe kohë për dashuri. Ajo nuk lë kohë tjetër.

coco chanel murin

Vishuni sikur do ta takoni armikun tuaj më të keq sot.

Ka njerëz të cilët kanë para dhe ka njerëz të cilët janë të pasur.

Suksesi shpesh arrihet nga ata të cilët nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm.

ObserverKult

Lexo edhe:

KJO ËSHTË VEPRA E RE E BANKSY-T E PUNUAR NË MURIN E NJË ISH-BURGU

RESHJET E SHIUT DËMTOJNË MURIN E KALASË SË ELBASANIT, RRËZOHEN DISA GURË NË HYRJE…

Lexo edhe:

BIBLIOTEKA PREJ XHAMI QË PËRMBAN 1.2 MILIONË LIBRA NË MURIN E VALËZUAR

murin biblioteka

Një bibliotekë kineze është sensacioni i fundit i arkitektëve të firmës holandeze MVRDV, dizajnet e të cilëve nuk ka kufij të kreativitetit.

Nga kullat Jenga në Vjenë e deri tek “Oborri qiellor” në Seoul, projekti i tyre i fundit është libraria në Tianjin të Kinës e cila po lë me gojë hapur vizitorët, shkruan My Modern Met.

Libraria madhështore përmban deri në 1,2 milionë libra të cilët janë të vendosur me shumë kujdes në murin e valëzuar të ndërtesës.

Struktura prej xhami me një sipërfaqe prej mbi 34 mijë metra katrorë e bënë edhe më madhështore bibliotekën ku mund të zgjedhësh libra vetë, të ulesh t’i lexosh apo edhe t’i marrësh me vete.