Coelho: Lëreni pas inatin, ecni përpara- mos u merrni me të kaluarën…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Paulo Coelhos:

– Është gjithmonë e nevojshme të kuptosh se kur përfundon një etapë e caktuar e jetës. Nëse këmbëngul të qëndrosh në të shkuarën pavarësisht kalimit të kohës, e humbet lumturinë dhe sensin e kohës.

-Është e nevojshme ndonjëherë të mbyllësh disa rrathë, të mbyllësh disa dyer, ose të mbyllësh disa kapituj, siç doni t’i quani. E rëndësishme është të mundesh t’i mbyllësh, t’i lësh pas disa momente të përfunduara të jetës.

-Puna jote mori fund?
Marrëdhënia jote mori fund?
Nuk jeton më në atë shtëpi?
Duhet të shkosh në një udhëtim?

-Mund të kalosh shumë kohë në të tashmen tënde i “asgjësuar” nga pse-të, duke rimenduar të shkuarën dhe duke u përpjekur të kuptosh pse-në, apo si-në e situatave të caktuara. Mirëpo kamata që do të vijojë do të jetë e pafund, sepse në jetë, ju, unë, miqtë tuaj, vëllezërit tuaj dhe motrat tuaja, të gjithë duhet të jemi në rrugën drejt mbylljes së kapitujve, kthimit të faqeve, mbylljes së etapave dhe vazhdimin e të ecurit përpara.

-Nuk mund të jetojmë në të tashmen, duke u penduar për të shkuarën. As duke e munduar veten me pse-të.

Ajo që ka kaluar, ka përfunduar tashmë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe duhet ta lëmë të shkojë, duhet të shkëputemi prej saj.

-Nuk mund të jemi përgjithmonë fëmijë, adoleshentë, apo punonjës në punë, nga të cilat na kanë hequr apo janë mbyllur. Gjërat kalojnë dhe duhet t’i lëmë të shkojnë. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, është kaq e rëndësishme të shkatërrohen kujtimet, të zhvendosni shtëpi, të grisni letra, të hidhni dokumenta, të shisni ose dhuroni libra.

-Lëreni të shkuarën, shkëputuni prej saj. Në jetë, askush nuk luan me zara dhe duhet të mësohet si të fitosh, ashtu edhe të humbasësh dhe të jetojmë të tashmen. E shkuara është e shkuar. Mos prisni të kthehet më pas. Lëreni pas inatin për ngjarjet e kaluara dhe për çfarë mund të kishit bërë ndryshe. Duke u kapur pas çasteve të së shkuarës, vetëm lëndojmë veten, e helmojmë veten dhe zhvillojmë hidhërim. Jeta është bërë për të ecur përpara, për të mos u kthyer kurrë pas.

-Thuaji vetes “Jo, gjërat nuk mund të ndryshojnë”. Binde veten që e shkuara nuk kthehet pas. Nuk jemi asnjëherë si dy ditë më parë, si tre muaj më parë, apo si një vit më parë. Mbyllni derën, ktheni faqen, mbylleni rrethin.

ObserverKult


dhimbjen të dua paulo coelho thenie proze observerkult

Lexo edhe:

41 THËNIE NGA PAULO COELHO PËR DASHURINË, JETËN E MIQËSINË

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura shkëputur nga krijimtaria e shkrimtarit Paulo Coelho.

1. “Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur një ëndërr që të arrihet: frika nga dështimi”.

2. “Mos e humbni kohën tuaj me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.

3. “Miqtë tanë të vërtetë janë ata që janë me ne kur ndodhin gjërat e mira. Ata na brohorasin dhe janë të kënaqur nga triumfet tona. Shokët e rremë shfaqen vetëm në periudha të vështira, me fytyrat e tyre të trishtueshme, mbështetëse, kur, në të vërtetë, vuajtja jonë po shërben për t’i ngushëlluar ata për jetën e tyre të mjerueshme”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult