O, dyftyrësha! Nuk mund t’i mbani gjatë dy fytyrat!

Thënie për hipokritët dhe hipokrizinë!

Nathaniel Hawthonrne:

“Asnjë njeri nuk mundet, për një kohë të gjatë, të mbajë një fytyrë për vete e një tjetër për botën. Herët a vonë do t’i ngatërrojë dhe nuk do të njohë më fytyrën e tij të vërtetë.”

ObserverKult


1 vit pa Gjonajn, kineastin që punoi 5 dekada me filmin

Lexo edhe:

KUJTIM GJONAJ: PUNA IME NË KINOSTUDIO… KUR HIPOKRITËT QANIN PËR ENVER HOXHËN

Ai është i ngopur deri në tej me titujt, dekorata plot shkëlqim ku janë stampuar gjithfarë figura emblematike, dhe kartonë bojë floriri ku kanë shkruar motivacione deri në superlativë.

Dhe me siguri, nëse do t’i varte në qafë, do të shëmbëllente me Çezarin që kthehej nga ekspeditat ndëshkimore të Egjiptit, a me një Gjeneral Armate nga Lufta e Dytë Botërore, që pati marshuar me tank mbi Berlin. Ndaj shtesa në organikë e një teneqeje më shumë nuk është se i krijon pritshmëri a ndonjë efekt entuziazmi sipëror. Dhe nga përfitimi i ndonjë titulli tjetër të pamarrë, që do ketë mbetur në ndonjë cep sirtari administrativ, ka hequr dorë prej kohësh.

Por, as me egon e pangopshme për ca para më shumë, nuk ka të bëjë më puna e tij. Gjithçka është e lidhur thjesht me pasionin që e ka pasur në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo përgjatë gjithë karrierës artistike, dhe që nuk i zbehet as nga koha dhe as nga hapësira e pamat.

Imagjinata e tij vazhdon të kuadratojë imazhe të çuditshme njerëzish a ngjarjesh. Këto kërkon më se s’bën t’i lërë si trashëgimi në celuloid apo negativin e një filmi.

Dhe për këtë nuk i duhen noterë e as mbështetje në akte nënligjore. Madje as kamera “Arriflex” demode. Por vetëm një aparat dixhital e mikser shumëplanësh në montazh. Pas kësaj, puna vazhdon…

…Në krye të herës ai është dokumentaristi më i mirë në Shqipëri, me punë të krijuar organikisht si para ashtu dhe pas viteve ‘90. Madje njihet si regjisori që ka shkruar historinë, pasi pjesa më e madhe e dokumentarëve flasin për figurat më me peshë të popullit shqiptar. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult