Nuk të kërkoj të më duash…

Nga: Jorgos Samoladhas

Kushdo ti qofsh, sido të jesh,
me mua sonte rri pak, qëndro.
Nuk të kërkoj që të më duash,
një ngushëllim veç më ofro.

Nëse kam fatin të sakatuar,
faj s’më ka bota, as ti, mendoj.
Mua më vdes çdo gjë që dua,
dhe nga e para nis e kërkoj.

Sa vajza njoha në jetën time,
ikën pa shkak, u bënë vegim,
por veç asnjërën nuk kam urryer,
qenka e shkruar në genin tim.

Sido të jesh, qofsh e bekuar,
dy fjalë të ëmbla zukatëm, si bletë,
të më qetohet shpirti i rrënuar
dhe nesër thuamë: mbeç me shëndet!

Shqipëroi: Arqile Garo