Rosseti: Kur të kem ikur nga kjo botë, i dashur…

Nga: Christina Rossetti

Kur të kem ikur nga kjo botë i dashur,
Këngë të trishta për mua mos këndo
Mos më mbill trëndafila mbi krye
Dhe as qiparis që hije lëshon
Mbi mua dua bar të gjelbër
Lagur nga pika vese dhe rrebesh.
Dhe po të duash kujtomë
Dhe po të duash harromë.

Unë nuk do t’i shoh dot muzgjet
Dhe shiun nuk do ta ndjej më,
Nuk do ta dëgjoj as bilbilin
Të këndojë, edhe me dhimbje.
Dhe duke ëndërruar në mugëtirën
Që as lind as perëndon
Ndoshta mund të të kujtoj
Ndoshta mund të të harroj.

Përktheu: Irena Dono

ObserverKult

———————————-

LEXO EDHE:

Stephanie Stoychevska: Po ti kurrë nuk e more mundin…

Ti më kërkoje tek ylli më i ndritshëm i natës,
Më kërkoje te reja më bardhoshe në qiell.
Ti më kërkoje te trëndafili i egër në kopsht.
Më kërkoje te pisha më e lartë në pyll.
Dhe te guaska e gjendur thellë në det.

Por unë nuk isha tek ylli më i ndritshëm.
Nuk isha as te reja më e bardhë.
Nuk isha te trëndafili i egër.
Dhe as te pisha më e lartë.
Nuk isha as te guaska e gjendur thellë në det.

Ku isha? Në zemrën tënde,
e strukur në skutën më të errët.
E lehtë për të më gjetur,
Nëse do të më kishe ndjerë brenda teje.

Po ti kurrë nuk e more mundimin ta bëje…

ObserverKult