Poezi nga Pablo Neruda: Do t’vish me mua?

pablo neruda


Poezi nga Pablo Neruda:


ObserverKult

Kliko edhe:

Lexo edhe:

Poezi nga Pablo Neruda: Këto janë gjërat që më le…

Lexo, këta janë emrat e gjërave
që më le – mua, librat , parfumin tënd
përhapur në dhomë, një ëndërr të përgjysmuar
dhe dyfish dhimbje,
puthje për gjithë trupin si therje të thella
që s’kanë për t’u mbyllur kurrë;
dhe libra, nostalgji,
çelësin e një shtëpie që s’ka qenë kurrë jona,
një rrobdëshambër prej fanellate të kaltër
që e vesh, kur bëj këtë listë emrash:

Poezinë e plotë lexoje KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

Ibrahim Rugova për Pablo Nerudën:

***
…Vetëm jam në dhomë. Diçka më ngroh, më nxit. Po. Më jep fuqi fryma e një burri të rryeshëm në jetë. Me afsh zë të flas me të, me shpirtin e tij, me veprën, me ne.
I falem që me të flas për atë që mua më përshkon e s’mund ta them…Ziej kështu më vete.
Ziej në mugëtirën e mbrëmjes dhe papandehur, nga thellë e ndiej frymën e dalë tërë e një ashk:
,,Ne shkruajmë për njerëzit e rëndomtë. Për njerëzit që janë aqë të përvujtë, sa dendur s’dinë as të lexojnë. E poezia gjëllinte në tokë para shkrimit dhe fjalës së shtypur-ndaj e dimë se poezia, ashtu si buka, duhet të jetë e të gjithëve, e mbarë vatrës sonë të madhe dhe tejet të bukur njerëzore”.
E posa t’i këndojmë këto fjalë të Pablo Nerudës, para nesh ngrihet një fytyrë e madhërishme poeti, i cili gjithë shpirtin e derdhi për të mirën e njerëzve të rëndomtë, për të mirën e atyre që përmbushin botën.
Dhe kur ta shijojmë veprën e tij poetike, kurrsesi s’mund t’i shqitemi, sepse është e jona. Kësodore na ngjet me poetët e hollë, me shpirtrat e mëdhenj, me ata që të pushtojnë me çiltërtinë e tyre të kulluar.

Tekstin e plotë të Rugovës e gjeni KETU

ObserverKult