Pablo Neruda: A do t’vish me mua?

Dua të di nëse ti me mua vjen
atje ku s’ecet e s’flitet, dua
të di nëse më në fund do arrijmë
pakuptueshmërinë: së fundi të shkosh
e ajrin e pastër me dikë ta shikosh,
dritën me rripa deti të çdo dite
apo diçka nga kjo botë
e asgjë të mos kesh për të shkëmbyer
në të fundit, as mallra të mos biesh
siç bënë kolonët e parë
që heshtje blenë me copa letre.
Këtu për heshtjen tënde paguaj unë.
Si u morëm vesh: timen ty do të ta jap
me një kusht: të mos kuptohemi prapë

Përktheu: Emil P.Asdurian