Pandi Laço: Të ruhem nga xhelozia e miqve apo smira e armiqve!

Nuk di nga të ruhem
Nga xhelozia e miqve
Apo smira e armiqve

Nuk di çfarë është më e hidhur
Mashtrimet e ëmbla të së dashurës
Apo cimbisjet e gjyshes me Alzheimer

Nuk di për çfarë t’i mbyll veshët
Për përkëdheljet e nëpunëses së taksave
Apo ankesat e fqinjes bionde.

Nuk e di cila ngjyrë më pëlqen
E kuqja e gjakut që rrjedh
Apo e verdha e një veze omlet

Nuk di çfarë të mbaj mbi lëkurë
Gjembat e ngritur të iriqit
Apo krifën e zgërlaqur të luanit

Nuk e di ç’të zgjedh
….
Të zgjidhem apo të zgjedh

ObserverKult