Parashqevi Simaku: Asgjë nuk më ndan nga ti (teksti dhe kënga)


Sonte unë ndjehem vetëm … interpreton Parashqevi Simaku

Sonte unë ndjehem vetëm
në këtë natë dhe gabohem
Ti nga mungesa ime
natën s’fle shqetësohesh
Nuk më ndan nga ty
jo asgjë në këtë botë
Se gjithçka pa ty mua m’është e kot
Jam me ty gjithmonë
sado larg të qëndrosh
Jam me ty gjithmonë se
asgjë në jetë unë pa ty s’e kuptoj

Unë ndjehem vetëm
në k’të natë dhe gabohem
Dhe ti, nga mungesa ime
natën s’fle, shqetësohesh.

Nuk më ndan nga ty jo
asgjë nga kjo botë
se gjithçka pa ty mua
m’është e kotë
Jam me ty gjithmonë,
sado larg të qëndrosh me ty unë jam

Jo, jo, mos harro se dashuria
fal shumë, por kërkon
çdo fjalë zemrave t’ia thotë
jo, jo mos harro se dashuria
veç nga ne të dy këtë e kërkon

Sonte një zog zuri vend
n’shpritin tim dhe s’largohet
Pa ty, orët dhe minutat
për çudi si pushtohen.

Nuk më ndan në dy
jo asgjë nga kjo botë
Se gjithçka pa ty mua m’është e kotë
Jam me ty gjithmonë
sado larg te qëndrosh
Jam me ty gjithmonë se
asgjë në jetë unë pa ty s’e kuptoj.

ObserverKult

——————————————————————————————

LEXO EDHE:

Parashqevi Simaku, gruaja që theu “tabutë” e kohës

Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës.

Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës.

Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH. Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult