Pirro Çako: Natën mes territ kërkoj fytyrën tënde… (teksti dhe kënga)

Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante tekste dhe këtë e arriti me shumë sukses.

Në vazhdim mund ta lexoni tekstin e “Engjëll apo djall” dhe ta dëgjoni interpretimin e shkëlqyer të Pirro Çakos të kësaj kënge:

Mëngjeseve kur unë lutem, buzët dridhen
Dhe ti më shfaqesh mbi buzët e mia
Lutjet e fshehura në grykë më mblidhen
Gjersa formohet emri yt, Maria.

Natën mes territ kërkoj fytyrën tënde
Flak tej çarçafët që vetminë mbulojnë
Si dreqin thellë ti në gjak më ke hyrë
Dhe thonjtë e mallit përbrenda po më shpojnë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mend e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria.

Pa ty si një tren ekspres koha shkon
Pse s’ndalet ky tren diku që të zbres
Zgjatem përtej saqë të të arrij
E unë nga dheu si xhind pranë të mbijë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mend e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

RRËFIMI PREKËS I PIRRO ÇAKOS PËR BABAIN: MË MUNGON ÇDO DITË…

Në një rrëfim kompozitori Pirro Çako ka ndarë momentet e fundit të babait të tij Gaqo Çako, amanetin që i ka lënë dhe këshillat që ai i jepte.

Në programin “Rudina” ai ka treguar se dëshira e fundit që babai i ka lënë kompozitorit ishte që të mos e braktiste kurrë muzikën. Gjithashtu që cilësia e këngëve nuk duhej të degradonte asnjëherë.

“Në një debat kur babai ishte ende në muajt e fundit i thashë: ‘Boll nuk bëj më këngë’. Por ai më kujtoi Verdin, i cili ka bërë muzikë deri në moshën 82-vjeçare dhe ishte gjeni në atë moshë.

Babai më tha: ‘Pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë’- është shprehur Pirro…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU