Përfundimi i monumentit “Nënë Shqipëri” dhe skluptorët krah saj

Thanas Mustaqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto të veçantë të monumentit ‘Nënë Shqipëri’ e cila daton në maj të vitit 1971.

Sipas statusit të tij fotoja e publikuar është bërë pas përfundimit të monumentit nga skluptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.

Statusi i plotë i  Thanas Mustaqit:

Skulptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri në atelie, pas përfundimit të monumenti Nënë Shqipëri, 12 metër i lartë. Statuja është në beton dhe u përurua në varrezat “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1971.