Pirro Çako: Ti më shfaqesh mbi buzët e mia… (teksti dhe kënga)

Mëngjeseve kur unë lutem, buzët dridhen
Dhe ti më shfaqesh mbi buzët e mia
Lutjet e fshehura në grykë më mblidhen
Gjersa formohet emri yt, Maria.

Natën mes territ kërkoj fytyrën tënde
Flak tej çarçafët që vetminë mbulojnë
Si dreqin thellë ti në gjak më ke hyrë
Dhe thonjtë e mallit përbrenda po më shpojnë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mend e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria.

Pa ty si një tren ekspres koha shkon
Pse s’ndalet ky tren diku që të zbres
Zgjatem përtej saqë të të arrij
E unë nga dheu si xhind pranë të mbijë.

Nuk di për çfarë të t’pyes sonte
Nëse je ëngjëll apo djall
Ti që arrite të m’i marrësh mend e mia
Shkova e rashë në pusinë tënde
Pa asnjë kusht dorëzova armët e dashurisë
Për ty Maria.