Pjerin Ndreka: Unë jam tu t’lanë me m’dashtë…

Unë jam tu t’lanë me m’dashtë.
E po mundohem edhe borxhin me ta kthye.
Po kur t’na shofin jashtë
ça kanë me thanë të tjer’t për mue e ty?

Unë jam tu t’lanë me m’dashtë,
se prej dashniet, thojnë, kurrkush s’ka dekë.
Veç me t’thanë t’drejtën jam tu drashtë
se mbrapa shumë kam me hjekë.

Unë jam tu t’lanë me mdashtë.
Gjithmonë t’kam lanë pa të ba za.
E di, kam me u pendue, po ani, n’dashtë.
Veç mos e tirr të shkretën e m’duej pra.

ObserverKult

Lexo edhe:

Pjerin Ndreka: Kur bjen n’dashni…