Chairil Anwar: Po kërkoja dashurinë…

Këtë herë po kërkoja dashurinë
midis kasolleve, shtëpive të vjetra,
midis direkëve cijatës dhe litarëve,
Një varkë, një kaike që nuk do të lundrojë më
duhmon dhe kërkëllin, duke menduar që ka diçka që mund të kapë.
Shiu i imët ndjell errësirën,
një shqiponjë përplas flatrat,
duke i fërkuar për të mos dremitur.
Dita mërmëron
duke u larguar butë-butë larg për të përmbushur kërkesat ende në ardhje të portit.
Asgjë nuk lëviz,
tani rëra dhe deti janë në gjumë,
valët kanë ikur.

Kjo është e gjitha. Unë jam vetëm.
Duke ecur, duke shtrirë pelerinën,
ende shpresëhumbur se do të arrij në fund
dhe duke rrokur të fundit vajtim final.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Stephanie Stoychevska: S’do të jetë kurrë si më parë