Po plakem me dinjitet e humor. Nuk i trembem moshës…

po plakem pr nuk frikohem julia roberts

Po plakem, por nuk i trembem moshës…

Julia Roberts është ndër të paktat aktore që thotë se nuk ka preferuar ndërhyrje në pamje dhe trup.

Përkundër trendit pothuajse të imponuar të Hollivudit, ajo vazhdon të jetë natyrale në dukje.

E pyetur nëse i trembet plakjes, ajo është shprehur me fjalët e mëposhtme:

“Po plakem me dinjitet, humor dhe qetësi. Nuk kam qenë asnjëherë pro lifting apo botoksit. Për këtë zgjedhje që kam bërë në jetë duke mos ua varur standardeve të Hollivudit, po rrezikoj karrierën time.
 Ama nëqoftë se nuk duan të më japin një rol, sepse mund t’u dukem e moshuar, le të mos ma japin. E kam kuptuar se në botën e kinematografisë, nuk duhet marrë asgjë shumë seriozisht.

Njoh shumë nëna që mezi ia dalin të mbërrijnë në fund të muajit: këto janë problemet e vërteta, këto janë gratë që adhuroj, që mbeten të bukura dhe plot guxim, edhe kur gjithçka është e vështirë.

Sinqerisht kam frikëra të tjera në jetë, përtej plakjes që është proces natyral i organizmit. Kam frikë për fëmijët e mi që mund të mos ia dal t’i mbroj sa duhet nga ata që duan të përfitojnë prej tyre. Për mua e rëndësishme është të jem mirë dhe t’i kem mirë familjarët e mi. Jam me fat dhe e vlerësoj gjithçka qëkam. I falenderoj çdo ditë burrin dhe fëmijët e mi.

Për këto arsye, për mua momentet më të rëndësishme gjatë ditës nuk janë ato që kaloj në xhirime, por ato kur unë i përgatis mëngjesin familjes dhe hamë së bashku duke folur për çfarë kemi bërë dhe çfarë na pret përgjatë ditës. Ky është momenti më magjik i rutinës sime”./bota.al

ObserverKult

Lexo duke klikuar në link, edhe:

Sa më shumë plakem, po e kuptoj se do duhej ta përdorja më shpesh atë ‘vafshi në djall”!

Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se e gjithë kjo bisedë rreth grave që “janë çmendur” është në të vërtetë ajo rreth grave që zgjohen një ditë dhe duke rrufitur kafenë, befas ndiejnë një zemërim brenda vetes për jetën që ju ka ‘rrëshqitur’ mes gishtave….

ObserverKult