Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!

Në vazhdim gjeni disa prej thënieve më të njohura shkëputur nga romanet e Honore de Balzak.

Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.

Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.

Dashuria është poezia e shqisave.

Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla.

Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit.

Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.

Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.

Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë.

Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua.

Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.

Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë./ObserverKult