Prekëse/ Ardian Cerga: Në kulmin e karrierës më dërguan në Berat, më hoqën të drejtën e aktrimit

Në programin “Dola te Ola”, ishte i ftuar aktori i mirënjohur Ardian Cerga, i cili ndër të tjera foli edhe për librin e tij “Kohë dashurish të harruara”.

Aktori tregoi se libri i tij është një roman i mirëfilltë me personazhe dhe ngjarje reale, ku personazhi kryesor është vetë ai. Ai zbuloi se të gjithë personazhet e gjinisë mashkullore (përfshi atë vetë), mbajnë emrat e tyre të vërtetë sikurse në jetën reale, ndërsa për gjininë femërore ka zgjedhur emra të tjerë.

Ardian Cerga në roman ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Berat ku e dërguan për ta ndëshkuar, por sigurisht në libër nuk mungojnë ngjyrimet emocionale dhe artistike që karakterizojnë veprat artistike.

Ai tha se nga një aktor në kulmin e karrierës dhe në qendër të vëmendjes që ishte, përfundoi papritmas në një “hiç” profesionalisht (pasi në Berat kishte vetëm një teatër amator).

Teksa u pyet se përse e larguan nga Tirana për një periudhë gati 10-vjeçare, ai tha se arsyeja e vetme e mundshme ishin rolet që luante në filma, pasi sipas Cergës personazhet e tij ishin paska rebelë, ndaj ai ishte i padëshiruar.

Ardiani tha se në momentin që e dërguan në Berat iu hoq e drejta e aktrimit, dhe vetëm 22 vjeç u përball me vështirësi të mëdha. Gjithsesi ai theksoi se libri nuk merret me vuajtjet dhe personazhet në të janë pothuajse njësoj pasi jetonin në të njëjtat kushte.

Aktori i njohur u shpreh se edhe pse pa dëshirën e tij, ai në Berat ka kaluar periudhën më të bukur të rinisë, me njerëzit që njohu aty, periudhë që padiskutim që ka lënë shumë gjurmë tek ai./BW


Lexo edhe:

AKTORI ARDIAN CERGA “GODET” ERMAL MAMAQIN: NUK E LLOGARIS FARE ATË, AI NUK ËSHTË…