Zemër, me ty jam në çdo çast… (teksti dhe kënga)

Zemër, me ty jam në çdo çast… intepreton Sidrit Bejleri

Më erdhe nëpër natë si hënë krejt e vetmuar
Eklips që ndodh veç rrallë në shpirt më le
S’gjeja dot asnjë fjalë i mbytur mes një ëndrre
Heshtur rrëmbeva puthjen një fjalë s’më the.

Rrëmbeva atë çast thesarin që më fshihje
U zhyta me një dallgë në një det të thellë
Kërkoja një fanar po mbytesha pas teje
Dhe natës në errësirë ti m’u bëre diell.

Zemër, me ty jam në çdo çast
S’dua kurrë të të humbas
Ti o zemër shpirt je për mua.

Se ti je zemër, brenda teje trokas
Si i marrë të thërras
Të them zemër sa shumë të dua.

Në gjirin ndezur flakë e etur digjet buza
Të ndjej si një tik-tak… ah sa të ndjej
U trete pak nga pak, në trupin tim të humba
M’u shkrive ti në gjak… e jemi një.

S’matëm dite as natë, botës ishim lart
Ishim të mërguar, kaq pranë, të dy sa larg…

———————————————————–

LEXO EDHE: SIDRIT BEJLERI: MUND TË FLASË SHPESH PËR TY (TEKSTI DHE KËNGA)

S’je bozhur as lëndinë, dashuri
ti je poezi e artë, ti je poezi.
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti, një herë troket.

Mbi një plis të blertë jeton,
ti një botë të tërë dhuron,
bën të ecin bashkë dy vetë,
plot një jetë.

Ti na fal detin,
që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,
nga buzët e tua.
Dhe malet, që fusha i largon.
Dashuria, i afron.

Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Ka kjo jetë në çdo brez, dashuri
tek një zemër rri, pa faj
jo, jo s’ka çudi
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti, veç një herë troket.

Mbi një mal të lartë vallëzon,
mbi një fushë të gjërë vrapon.
Lulja udhën hap për ty, dashuri…

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU