Qesh, këndo, kërce, jetoje çdo ditë… sepse do të vdesësh!

Nga Charlie Chaplin:

“…Do të të kritikojnë shpesh, do të flasin keq për ty dhe vështirë se do të takosh shumë persona që do të të pëlqejnë për atë që je.

Ndaj, jeto, bëj çfarë të thotë zemra. Jeta është një shfaqje teatrale pa prova gjenerale. Qesh, këndo, kërce, jeto intensivisht çdo ditë, para se kjo shfaqje të përfundojë pa duartrokitje.”

ObserverKult


charlie chaplin

Lexo edhe:

CHARLIE CHAPLIN: KUR FILLOVA TA DUA VETEN, HOQA DORË NGA GJITHÇKA QË NUK ISHTE E MIRË PËR SHËNDETIN TIM

Shumica nga ne e njohin Charlie Chaplin si një aktor dhe komedian të shkëlqyer. Por ai ishte shumë më tepër se kaq.

Chaplin ishte edhe një shkrimtar, regjisor, muzikant dhe një njeri i shkëlqyer. Mendimi i tij ishte përpara kohës kur jetoi, dhe falë artit ishte në gjendje të analizonte aspektet më të vështira të bashkëkohësisë së tij. Kjo pa e humbur kurrë ironinë dhe gëzimin për ta bërë këtë.

Ja cilat janë 10 mësimet e çmuara të jetës që Chaplin na la si trashëgimi.

1. Origjinaliteti

“Kur nisa ta doja veten, zbulova se ankthi dhe dhimbja emocionale janë vetëm shenja paralajmëruese se isha duke jetuar kundër të vërtetës sime. Sot e di që ajo është vetja ime origjinale”.

Dashuria për veten është vërtet shumë e rëndësishme. Sot, shumë nga ne i presim dështimet në një mënyrë negative. Por shpeshherë s’ka kuptim të vazhdojmë të vuajmë derisa të dimë plotësisht se çfarë duam të arrijmë. Ndonjëherë ne vazhdojmë të dëshirojmë gjëra të panevojshme, madje “të padobishme”. Ndërkohë, Charlie Chaplin na mëson të ruajmë një harmoni midis mendimeve dhe veprimeve tona.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU