E tmerrshme: E lidhën babën pas veturës dhe e tërhoqën zvarrë…

lola

Historia e dhimbshme e arrestimit të Ramadan Metkos për agjitacion e propagandë dhe torturimi i tij i pashembullt,  i lidhur pas një makine duke e tërhequr zvarrë nëpër Ersekë. Skena tronditëse në sytë e djalit të tij të vogël Hasan Metkos, dëshmuar në vitin 1993 në gazetën “Liria”…

Ishte korriku i vitit 1977. Fshatarët tanë të kërrusur me drapërinj në dorë, merrnin nga arat prodhimet e stinës që nuk i hanin kurrë vetë. Mes tyre ishte dhe babaj i em. Unë isha i vogël, dhe u shpija atyre ujë për t’u shuar etjen nga vapa. Tej u duke të vinte aty një makinë.
Ishte makina e Degës së Punëve të Brëndshme të Ersekës që njihej si ma kinë Ulkonjë! Ajo erdhi në anë të arës nga zbritën nxitimthi prej saj “gjuetarët”!. Fytyrat spiune të tyre njiheshin nga e tërë Kolonja. Ishin Bujar Iljazi, Hetem Bejko, Arif Mezini, Izejdin Jashari, Nakir Bënjëzi, etj.

Ata dhanë një shenjë dhe të gjithë fshatarët u mblodhën të trembur se kush do ta kishte radhën sot. Spiuni kryesor iu drejtua fshatarëve si me ngrohtësi: Armiku i klasës shokë fshatarë është midis jush. Partia që na ka ngarkuar ne t’i shkulim këto barëra të këqia është e sigurtë se ne do ta kryejmë këtë detyrë me besnikëri.

Pasi i tha këto, vështrimin e hodhi nga babai tim, ku pa u vonuar brofi si i marrë dhe briti: Në emër të popullit Ramadan Metko je i arrestuar. Papritur 3-4 veta iu hodhën si bisha dhe e lidhën me pranga. Mes prangave lidhën një tel me gjëmba dhe e varën në një hallkë të prapme të makinës. Makina ecte jo fort ngadalë. Im atë ecte në këmbë pas saj.

Spiunët natyrisht kishin hyrë brenda në makinë. Dy prej tyre qëndruan për të bërë gjoja hetuesin në fshat. Qytetarët e Ersekës dolën në rrugë. Ngjarja ishte tragjike. Makina ecte ngadalë. Babai im i lidhur ecte pas saj, ose më mirë tërhiqej prej asaj makine. Turma majtas e djathtas mbushte rrugën. Ata shikonin të çuditur në heshtje. Babai po i humbiste forcat. Fytyra e tij e thatë dhe e parruar kullonte në djersë. Prangat i kishin hyrë thellë në mishin e duarve të enjtura. Gjaku i kullonte poshtë këmbëve e skuqte rrugët. Ishte një poshtërim i vërtetë i atij burri të ndershëm. Ata e tërhiqnin pas makinës sikur të kishte bërë një vepër turpi.

E shëtitën orë të tëra në rrugët kryesore të Ersekës, të asaj Erseke që ishte mësuar me gjëma të tilla nga diktatura faqezezë. Bile ajo Ersekë kishte parë dhjetra e dhjetra të vrarë faqeve të malit të Gramozit, në përpjekje për të kaluar kufirin, ku pasi i vrisnin i lidhnin me tela me gjëmba e i tërhiqnin zvarrë me traktorë e pastaj me makinë nëpër Ersekë.

Ata i mbanin aty derisa, kufomat qelbeshin erë në anë të qytetit. Turma kishte orë që ishte larguar. Spiunët u mërzitën, dhe makina ulkonjë me babanë tim gati zvarrë u drejtua për nga Dega e “turpeve të brendshme”.

Unë isha i vogël atë ditë kur ndiqja babanë pas, i mby tur nga djersa, dhe isha me thinja kur një ditë të harruar pashë në oborrin e shtëpisë një plak thatim që kishte marrë pamjen e një lypësi të vërtetë. Ishte babai im, i kthyer nga burgu, i dënuar për agji tacion e propagandë kundër pushtetit./kujto.al

Erseka, qyteti ku u arrestua Ramadan Metko

Lexo edhe:

PSE NUK E SHKRUAJ NJË LIBËR?