Reshat Arbana, ikonë e skenës dhe ekranit

Prej shumë vitesh e për shumë breza, ai është “baca i shqiptarëve”. Ikona e skenës dhe ekranit, Reshat Arbana, feston sot 80-vjetorin!

Si një nga aktorët me popullorë të kinemasë shqiptare, me 45 role në kinematografi dhe me dhjetëra të tjerë në teatër, Arbana me rolet e tij kanë pasuruar kulturën kombëtare. Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ndërsa roli i parë i tij, shënohet në vitin 1963.

Në maj 2004, Reshat Arbana, i cili për shumë shqiptarë shihet si model frymëzimi, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Më 7 tetor 2011, President i Republikës, i akordoi Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”, transmeton ‘konica.al’

Reshat Arbana gëzon respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe pasionin me të cilin ka interpretuar role dhe ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin që përcjell dhe kulturën e veshur.