
Nga Rielna Paja
Grua, ti je e bukur!
Ti je Kleopatra sfidante.
Ti je Katerina e Rusisë,
inteligjente dhe reformatore.
Je princesha Dianë me kurorën brilante në flokë,
rebele dhe bamirëse.
Je Jane Austen,
e ndjeshme dhe ironike.
Je Frida Kahlo,
shpirtvrarë po aq sa
shpirtbukur.
Coco Chanel je, ajo që vendos standardet e modes.
Je Rosa Parks dhe Malala,
luftëtarja e të drejtave civile.
Margaret Thatcher e Indira Gandhi, heroina e politikës.
Amelia Earhart, fluturuese në qiejt e ëndrrave.
Je Marie Kyri, gruaja-shkencë.
Nënë Tereza, nëna e të mjerëve.
Por je edhe gruaja pa emër dhe famë.
Je e bukur me ujvarën e derdhur të flokëve dhe po aq e bukur edhe pa flokët që t’i mori kimioterapia.
Je e bukur me këmbët e gjata elegante dhe po aq e bukur edhe pa këmbët që t’ i mori aksidenti.
Je e bukur, ti, me fytyrën si diell dhe po aq e bukur, ti, me yjet në shpirt.
Je e bukur, ti, që zbukuron lëkurën e bronztë me tatu, dhe po aq e bukur, ti, që ke vrajën e zhgënjimit në zemër.
Je e bukur me klavikulat, qafën e gjatë, duart krejt brishtësi dhe po aq e bukur me duart pa smalt nga punët e pëditshme.
Je e bukur kur qesh hareshëm si vogëlushe dhe po aq e bukur kur të ngrihet nervi në ballë dhe këmbën ta rrëmben ritmi i inatit.
Je e bukur si çdo moshë e re dhe po aq e bukur je edhe si gjyshe që thur me shtiza për nipa e mbesa.
Je e bukur me shtatin e zënë nga nje bebe dhe po aq e bukur kur kthehesh në “shtrigë” nga cikli.
Je e bukur kur lëshon veten me besim në krahët e të dashurit dhe po aq e bukur kur je e vetmuar nga tradhtia e jetës.
Je e bukur kur stolisesh, vesh fustanin e kuq, takat e larta e shkon në festë dhe po aq e bukur kur zbret me rrëmbim shkallët me qesen e mbeturinave që duhet derdhur.
‼️Grua,ti je e bukur!
E ngjyrosur me ylber,
e ndriçuar me dritëhënë,
mbushur me aromë bliri,
më e hijshme se orkidea,
krahëlehtë si flutur,
e drojtur luleshqerë.
Aroma jote është marsi,
prilli…vera.‼️
Uroj të këndosh,qeshësh,
vallëzosh, pasionohesh,
puthesh, përqafohesh,
dashurohesh, ndjekësh ëndrrat,
por gjithmonë duke dashuruar më parë veten, shpirtin tënd, lirinë tënde!
ObserverKult

Lexo edhe:
AGOLLI- GRUAS: TË FALËNDEROJ QË S’MË KE LËNË…
Poezi nga Dritëro Agolli
Të falënderoj që në sajën tënde marr frymë,
Që ha këtë bukë të bardhë në sofër,
Që lulja s’m’u tha nga një brymë,
Që ngjita gjer lart atë kodër.
Të falënderoj dhe që pi nga mërzia
Të hidhurën kafe, të ligën cigare,
Të nxjerrë në muzg nga kutia,
Të blerë në treg me pak pare.
Të falënderoj dhe që ti s’më ke lënë,
T’i hyj lakuriq dëshpërimit të thellë.
Për krahu me zor më ke zënë,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult