Ritfolk: Drejt fatit tim (teksti dhe kënga)

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg.
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim.

Makina ecën me shpejtësi,
plepat lëmon i ëmbli fllad.
Drejt horizontit nxitoj unë tani,
ku me thërret shpirti im endacak.

Fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty.
O nënë po iki diku atje tej,
Do të mësohem të rroj dhe pa ty.

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg.
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim.

Kjo vesë e hënës,
sytë po mi lag, mi lag,
Kjo hënë e vogël sa pika e vesës,
të tjerë qytete ndriçon këtë natë,
rrugë e panjohur është liria,
ku më thërret shpirti im endacak,

Në çdo qytet ku unë do ndaloj,
vec i panjohur dua të jem,
një kalimtar pa lidhje me turmën,
dua qetësi, çdo lidhje më tremb.

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg.
O lërmë trishtim,
më ler të endem drejt fatit tim.

Kjo vesë e hënës,
sytë po mi lag, m’i lag.

O merrmë o fllad
dhe si një gjethe lëshomë ti larg.
O lërmë trishtim
më ler të endem drejt fatit tim .