Robert De Niro: Nuk të nevojiten gjithmonë fjalët për të shprehur ndjenjat…

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi.

Por gjithashtu, ai është regjisor dhe producent filmi.

Aktori i njohur, Robert De Niro vjen prej një familje artistësh: nëna e tij, Virginia Admiral, ka qenë piktore, i ati i tij, Robert, ishte piktor, skulptor dhe poet. Robert de Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan.

Robert De Niro ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panumërta edhe si një mentor i mirë për studentët.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të tij:

“Duhet të mësosh dy gjërat kryesore në jetë, të mos i tradhtosh asnjëherë miqtë e tu dhe ta mbash gjithmonë gojën të mbyllur”.

“Koha kalon, kështu që çdo gjë që ke ndërmend ta bësh, bëje, bëje tani- mos prit. Do të kesh kohë të pushosh kur të vdesësh”.

“Nuk të nevojiten gjithmonë fjalët për të shprehur ndjenjat”.

“Sa më shumë të plakesh, aq më shumë i kupton disa gjëra”.

“Mosha e madhe sjell me vete pjekurinë, kjo është ajo çfarë kam vënë re tek vetja”.

“Nuk ka gjë më ironike, apo kontradiktore, se sa vetë jeta”.

“Një nga gjërat që ta mundëson aktrimi, është se të lejon të jetosh jetët e njerëzve të tjerë pa të detyruar të paguash ndonjë çmim”.

“Nëse je një aktor, qëndroji besnik dhe i sinqertë rolit tënd. Nëse nuk je një aktor, ki karakter dhe qëndroji gjithmonë i vërtetë vetes tënde”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT DE NIRO FLET PAS AKSIDENTIT NË SHESHXHIRIM

BLERIM DESTANI AKTRON PËRKRAH ROBERT DE NIROS

BLACK: DËGJOJE TRUPIN, PUSHO KUR TA KËRKON TRUPI, HA KUR KE URI, RESPEKTOJE…

GJËRAT E MËDHA S’ARRIHEN ME MUSKUJ, POR ME MENDJE