Robert Elsie: Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha!

robert elsie
Robert Elsie

Robert Elsie: “Po të jetoja në Shqipëri, do të çmendesha. Është njësoj si në kohët osmane. Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë të egra.

E di që është vetëm një fasadë dhe se brenda e kanë shpirtin e mirë, por ka egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si një lepur, nuk di të mbrohem.

Unë vij me shumë kënaqësi te ju, por nuk besoj se mund ta përballoj të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion në jetën e përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë, të përplasem në pengesa të kota, vetëm për të arritur diçka që në një vend tjetër e arrij pa asnjë kokëçarje dhe ndërkohë mund të shijoj sigurinë e të gëzuarit i qetë, jetën time.”

Ky perceptim i vrazhdë do të përshkonte mendjen e albanologut që, më pas, do të dashurohej me shqiptarët, me natyrën, gjuhën e kostumet popullore të vendit të vogëlth në Ballkan. Kontributi në kulturën tonë do të qe i madh, ndërsa ai do të zgjidhte të mbetej përjetë, mes bjeshkësh… Ishte ky Robert Elsie që tashmë prehet në Theth…

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

ROBERT ELSIE, ALBANOLOGU QË BËRI TË NJOHUR BOTËRISHT KULTURËN E KOMBIT SHQIPTAR

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972.

Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin). Pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris. Në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë. Dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult