Rozana Radi: Kur përfundon një dashuri… (teksti dhe kënga)

Pyesni të gjithë kalimtarët, poetët, shkrimtarët,
mos kanë parë atë që doja unë shumë?
I thoni sa shumë po vuaj,
në mur e kam shkruar,
besoni e dua pafund.

Më tregoni si ndalohet,
më tregoni si shërohet,
pse kjo zemër s’më dorëzohet t’i jap fund.
Kur e do edhe s’të duan
budallaqe ç’ke besuar…

Kur përfundon një dashuri si kjo e jona…
Ti preferon me tepër vdekjen se sa miqtë të të shpëtojnë,
e të shtrëngon diçka në trup se do më jetën,
po se provove në lëkurë, thonë asnjeri nuk ta mëson.
Se është ai i gjithë shkurtimi jetës sime.
Se është ai që më tërheq sa herë unë dua ta harroj
Është ai…
Në kokën time më shtrëngon
Është ai…
Me kujtime nuk më lëshon…

Pyesni të gjithë kalimtarët, doktorët, shkrimtarët,
mos e kanë parë atë që doja unë më shumë?
Nuk kam faj që e dua, nuk kam turp që ta vuaj
Më lini ta vuaj gjer në fund.
Më tregoni si ndalohet,
më tregoni si shërohet,
pse kjo zemër s’më dorëzohet t’i jap fund.
Kur e do edhe s’të duan
budallaqe ç’ke besuar…

ObserverKult

—————————————————

Lexo edhe:

ROZANA RADI PREK ME DEDIKIMIN PËR TË BABAIN E SAJ: MOS E LINI KËTË DORË…

Këngëtarja Rozana Radi shpeshherë ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale mungesën që ndjen për prindërit e saj e veçanërishttë babain e saj Ferdinand Radin.

“Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka”, shkruhet në foton e publikuar.

Më tej ajo e shoqëron postimin me të tjera fjalë, duke treguar mungesën e madhe që ndjen për të atin që nuk e ka pranë:

“Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se shumë! #ferdinantradi #daddy #missyou #mylife”.

Kujtojmë që Ferdinand Radi është ndarë nga jeta 16 vite më parë në vitin 2004.

Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit