Rozana Radi: Nuk jam fajtore nëse ti s’më do… (Teksti dhe kënga)

Nuk jam fajtore nëse ti s’më do,
Mbyllma derën, asnjëherë nuk futem,
Në sy të vajzës keq mos më trajto,
Netëve dëgjoj kur ti asaj i thua
Se unë nuk jam, nuk jam për ty.
E unë vdes çdo ditë pa e jetuar,
Se u çmenda për ty…

Ma thuaj ti, sa vlen tani kjo jetë për mua?
Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua…
Thuaja ti sa shumë unë ty të kam duruar..
Thuaja ti!
Ta them unë ty ku e gjej forcën për t’u çuar,
Ta them unë ty kush është motiv për të jetuar,
Ma thuaj ti pse një baba është i munguar
Ma thuaj ti!

Mjaft, mos bërtit të lutem!
Nuk jam fajtore nëse ti s’më do,
Mbyllma derën, jo nuk futem,
Në sy të vajzës keq mos më trajto.
Sa e varfër zemra jote,
Tani mbaroi, asgjë nuk vret,
Të ndjek vetëm hija jote,
Ta them në sy
Do di t’ia dal dhe vetë.

Të ishe ti
Në vendin tim njëherë,
Të dije si ish dhimbja…
Kur jetën tënde unë sillja në jetë,
Të ishe ti…
Por ti nuk ishe asnjëherë,
Të fala i mallkuar,
Por vetëm këtë herë.