
Ajo i ka prekur të gjitha nga gazetaria tek politika dhe librat. Por kur është fjala për t’u identifikuar preferon ta quajnë shkrimtare.
Në fakt të shkruarit i ka dedikuar gjithë jetën e saj, pavarësisht se ka lëvruar gazetarinë hershëm dhe ka pasur një eksperiencë të shkurtër në politikë.
Këtë herë në ‘Esencë’ erdhi në një rrëfim për jetën dhe karrierën, shkrimtarja Diana Çuli.
Kur kthehemi pas dhe i kujtojmë përfshirjen në politikë ajo thotë se nuk e mendon rikthimin. Por periudha e shkurtër që shërbeu aty ishte një përvojë e jashtëzakonshme.
Ndërsa kujton vitet e fëmijërisë ajo sjell ndërmend një prej momenteve që i ka shënuar kujtime të pashlyeshme. Ishte 10-vjeçe kur ritakoi gjyshin i cili pas shumë vitesh rikthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kujton ndikimin e gjyshërve në jetë si shumë të rëndësishëm ndërsa vetë thotë se nuk është një gjyshe tradicionale.
Në vend të kukullave prindërit i blinin libra duke e vërejtur pasionin e saj për leximin. Kështu një botë e tërë përfytyrimesh krijoji dhe magjinë që ajo solli në krijimtarinë e saj më vonë, romanet që kanë shënuar dhe ndikuar periudha dhe breza të caktuar.
Skenare filmash të njohur janë përshtatur bazuar në romanet e Diana Çulit. Kujtojmë këtu “Rrethin e Kujtesës” një roman që ajo e ka shkruar frymëzuar nga një histori e vërtetë, i cili më pas u ekranizua. Njësoj si filmat “Hije që mbeten pas” dhe “Bregu i Ashpër’.
“Përkthimi është një moment që më ndihmon të ruaj lidhjen me letërsinë”-thotë ajo ndërsa kujton një sërë autorësh të njohur që ka përkthyer, ndërsa shton se po shkruan një roman të ri./shqiptarja
ObserverKult

Lexo edhe:
NGJARJA E TRISHTË NË RRUGËN E DURRËSIT QË FRYMËZOI SHKRIMTAREN, DIANA ÇULI PËR TË SHKRUAR LIBRIN ‘DRERI I TROTUARIT’
Një një intervistë në “Rreze Dielli’’, kohë më parë, ishte e ftuar shkrimtarja Diana Çuli, e cila ka një karrierë të gjatë në fushën e veprimtarisë letrare.
Në një rikthim pas në kohë, znj. Diana me nostalgji kujtoi fëmijërinë e hershme, kur shkruajti poezinë e parë dhe kur ende mbante gërsheta dhe kapele.
“Unë kam një fëmijëri që e kam kaluar tek “Parku Rinia’’ sepse kemi banuar tek shallvaret aty ka qenë jeta ime e fëmijërisë, rruga ‘’Myslym Shyri’’ kur unë kam lindur dhe kur u rrita që fillova të kuptoj mbas tre vjetësh nuk ka qenë kjo rruga e madhe por ka qenë një rrugicë ku sot është ‘’17 Nëntori’’ dhe mua më kujtohet që ne luanim shumë atje me topa, me peta’’ shprehet ajo për fëmijërinë e saj.
Ajo flet edhe për kohën e shkollës, e vogël dhe me flokët gërsheta ndërsa në kokë mbante një beret, një modë e cila sipas saj vinte për shkak të lidhjeve me Rusinë.
“Ishte një modë që unë mendoj që vinte nga Bashkimi Sovjetik se ruset mbanin gërsheta shumë dhe ato kanë qenë vitet 50 dhe vinin nga andej’’ tha ajo.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult