Rrëfimi prekës i një nëne: “Çfarë do të thotë të humbasësh djalin tënd?”

“Askush nuk mundet ta kuptojë dot, se sa e madhe është dhimbja prej humbjes së një fëmije. Është një dhimbje që shkon përtej çdo ndjenje. Është thjesht e paimagjinueshme. Është një realitet që të ndryshon gjithçka, të bën të ndihesh e humbur, sepse “Ti i mbijeton vdekjes së djalit tënd”. 

Asnjë prind nuk duhet të përballet me një realitet të tillë. Është një dhimbje që e mban në zemrën tënde, për të mos dëgjuar për të disatën herë nga personat përreth “Forca, sepse jeta vazhdon”.

 Po, është e vërtetë që jeta vazhdon, por çfarë dinë realisht të tjerët për jetën tënde? Sa mund ta kuptojnë ata se sa ka ndryshuar jeta jote, e cila duket sikur nuk të përket më ty?

Të tjerët nuk munden ta kuptojnë dot, se çfarë përjetohet kur imazhi i fundit që ke nga djali yt në mendje, është një trup i ngurtë në mes të shtëpisë. Ai trup që e ke tundur në fëmijëri, ajo fytyrë që e ke dashur, e ke përkëdhelur, e ke shtrënguar në gjoksin tënd. Ai trup, ajo fytyrë, ashtu të ngurtësuara të mbeten gjatënë mendje.

Ky imazh, kjo dhimbje mbetet vetëm jotja. Për të tjerët gjithçka është thjesht një histori si shumë të tjera, të cilat në një moment të caktuar do të harrohen. Për ty ndërkohë, është makthi më i keq, por që nuk ke alternativë tjetër për të mbijetuar. 

E ndërkohë që koha kalon pa një rregull të përcaktuar, e ndjen akoma më shumë mungesën e tij. Ndjen peshën e vetmisë që nuk të braktis as me kilometra larg shtëpisë, sepse është gjithmonë prania e tij që të mungon.

Mund të kapesh me gjithë forcat e tua tek besimi se një ditë “do ta takosh” sërish birin tënd, por këtu mbi tonë biri të mungon si ajri, dhe koha kurrsesi nuk mund ta lehtësojë mungesën e tij, apo ta zbehëdhimbjen që ndjen.

Dhimbja që ndjen mbetet e heshtur, por që të shkatërron përbrenda, sepse asnjë arsyetim njerëzor nuk mundet ta përkufizojë. Gjithë këtë gjendje nuk mundet ta kuptojë askush që nuk është gjendur në të njëjtën situatë, dhe uroj që të mos e provojë asnjë prind”. – Riem Franca/Bota.al


Lexo edhe:

“NËNA E DËGJOI PISKAMËN QË E LËSHOI SABIHA PARA SE TË NDËRRONTE JETË”

ObserverKult