Rudolf Stambolla & Anita Take: Yll bukurie, oh sa fort të dashuroj…(teksti dhe kënga)

Këngën time nis kësaj nate plot ndriçim
Ty un’ ta dhuroj o vajzë e bukur me dashni
Syrit tënd të zi po i thur këtë melodi
Dridhet zëri im kur unë këndoj me adhurim.

Yll bukurie, oh sa fort të dashuroj
Shpirt dashurie, natë e ditë për ty mendoj
E në këtë natë pranverore për ty
Digjet zemra ime e shkretë për të bukrat sy.

Larg në qiell ndrin kjo hënë e bukur plot magji
Duket sikur thotë të mira fjalë për dashuri
Ty unë të kërkoj në kët vetmi me padurim
Eja prapë këtu në gjininë tim plot drithërim.