Nuk do të kthehet më, nuk do të kthehet kurrë…

Foto ilustrim

Nga Juan Rulfo

Ditën që ike e kuptova se nuk do të të shikoja më. Ishe ngjyer në të kuq nga dielli i asaj buzëmbrëmjeje, nga ai muzg që kishte përgjakur tërë qiellin. Dhe po buzëqeshje. Lije pas një fshat për të cilin shumë herë më kishe thënë:
“E dua prej teje; por e urrej për çdo gjë tjetër, deri edhe pse kam lindur aty”.
Mendova: “Nuk do të kthehet më, nuk do të kthehet kurrë.”»

Nga romani “Pedro Páramo” (Murmurimat)

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

JUAN RULFO: DUHET TË ISHA UNË AJO QË DO TË PËRQAFONTE TY…

U ula dhe prisja vdekjen. Pasi të gjetëm ty, eshtrat e mia vendosën të preheshin. Kisha menduar se askush nuk do të ma varte. Jam diçka që nuk bezdis askënd. Ja, shiko, askujt nuk i kam vjedhur as një pëllembë tokë.

Më varrosën edhe mua në varrin tënd dhe hyra shumë lehtë në zbrazëtirën e krahëve të tu.

Ja këtu, në këtë cep ku më ke tani. Vetëm më shkon në mendje se duhet të isha unë ajo që do të përqafonte ty. Dëgjon? Atje jashtë bie shi. Nuk e dëgjon si e rreh tokën shiu?Ndjej sikur dikush kalon mbi ne…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU