Sa mirë ishte kur jetoja me ty… mirupafshim, i dashuri im

Foto ilustrim

Letër dashurie e Simone De Beauvoir për të dashurin e saj, shkrimtarin Nelson Algren

I dashuri im i shtrenjtë, fjeta pak, por kam ende dhembje të tmerrshme koke. Sapo i telefonova kompanisë Air France; më presin në orën dhjetë edhe sërish po më therin brengat. Nuk e mbledh dot mendjen, të të telefonoj, apo jo? Them se jo. Nuk besoj se mund ta përballoj dhe nuk dua të jem “duke qarë nga larg”, siç thua ti.

Ajo që nuk arrita ta shpreh mbrëmë plotësisht, është ëmbëlsia e atyre ditëve me ty. Që në fillim e bëre gjithçka aq të ngrohtë e të lumtur, gjë që më lumturoi më shumë se sa kam qenë këto dy vjet. Sa mirë ishte kur jetoja me ty! Mirupafshim, i dashuri im.

Nëse përplaset avioni im, në çastet e fundit do të mendoja vetëm të të falënderoja për gjithçka që më fale. Meqë nuk do të ndodhë, do të vazhdoj të të dua gjithë vitin, derisa të jem përsëri në krahët e tu.

Të puth nga zemra ime gjithmonë e përvëluar. Ti më mbaj në zemrën tënde! Të dua!

ObserverKult


Lexo edhe:

NATËN E MIRË, SHPIRT: SONTE TË DUA KAQ SHUMË…