“Ata u deshën me afsh e zjarr”/Salsano Rapi interpreton poezinë “Një femër” të Hajnrih Hajnes (VIDEO)

salsano rrapi

Një ndër poezitë më të njohura të Hajnrih Hajnes: “Një femër”, kohë më parë, aktori Salsano Rrapi e ka interpretuar në emisionin E diell.
Ju ftojmë ta lexoni, dhe në linkun e bashkëngjitur mund ta dëgjoni edhe interpretimin e Salsanos.

Hajnrih Hajne: Një femër

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i fliste.” O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërras se do vdes,” – i thoshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
eNë orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte

Poezinë mund ta dëgjoni duke klikuar KETU

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJNE: TË DESHA DIKUR…

Të helmuara janë këngët e mia.
Si mund t’ishin ndryshe ato?
Ti derdhe helmin e hidhur
Në jetën time, kudo.

Të helmuara janë këngët e mia
Si mund t’ishin ndryshe ato?
Në zemër un’ mbaj plot nepërka
Dhe ty, e dashur, me to…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

————————-

Lexo edhe:

HAJNRIH HAJNE: PËR DASHURINË…

Vitet shkojnë e vijnë,
e brezat këmbehen mbi dhè,
por dashuria nuk zbehet,
ajo ngelet në zemër e re…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU