Se kalojnë edhe dhimtat e mëdhaja…, Engjëllushe Alla lexon poezinë e Vlora Ademit

Poezi nga Vlora Ademi, lexon Engjëllushe Alla

VEÇ PAPLOTNIA, JO!

(Alanit)

Edhe e sotmja ka me kalue, Lum.

Ka me kalue edhe nji tjetër.

Ka me kalue edhe kjo vjeshtë, Lum
Sikur ajo e kaluemja

Ti ke me e fikë edhe nji qiri ma shumë,
pak ditë mbasi asht përkujtue nji jetë e fikun.

E edhe kjo ka me kalue.

Se kalojnë edhe dhimtat e mëdhaja, Lum!

Sikur dashnitë
sikur kjo vjeshtë,
sikur ajo e kaluemja

Veç paplotnia, jo!

* Titulli origjinal: Veç paplotnia, jo!

ObserverKult

Lexo edhe:

VLORA ADEMI: A THUE DHIMBA MALL, A MALLI DHIMBË KA MA SHUMË?