Sergej Esenin: Më harrove ti që dashurova…

sergej esenin

Na zhgënjen me magjepsjet jeta,
Prandaj dhe është kaq e fuqishme,
Me dorën e vrazhdë që s’i dridhet
Shkruan të gjitha ogurzezat letra.

Dhe në qiell hap sytë të pyes,
Hënën pyes për fatin me ngulm,
Rri qetë vdekatar, s’ka ç’të lypset
Kjo e vërtetë s’të hyn në punë.

M’i marrin mendtë qershit’ e egra
Sikur të qe kështu dhe kjo jetë.
Pa le t’ma hedhin miket e lehta,
Kush pyet për miqtë mendjelehtë.

Me fjalë t’ëmbla le t’më përkëdhelin,
Dhe me gjuhë gjarpri të më flasin,
Ia kam marrë dorën, dot s’ma hedhin,
Tashmë çdo përgjigje e kam gati.

Ftohtë këtu lart dhe shpirti dhemb,
Nga zjarr i yjeve dot s’u ngroha
Më harrove ti, që dashurova,
Me kë jetova, më s’më mban mend.

Sado i përndjekur, i përzënë,
Me buzë në gaz e pres agimin
Në dheun që më ka dh’e kam timin,
Të falem jetë, për çka më ke dhënë.

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

ObserverKult

———————————

LEXO EDHE:

A.S. Pushkini: Një lulëz mes librit gjeta…