Sherif Merdani: O nënë, për ty do këndoj gjithmonë (Teksti dhe kënga)

Përpos që është i njohur si këngëtar i muzikës së lehtë shqipe, Sherif Merdani njihet edhe si simbol i rezistencës ndaj censurës në art. Pas paraqitjes së tij në edicionin e 11-të të Festivalit të RTSH-së, Sherif Merdani u dënua me 16 vjet burgim.

Merdani bashkëpunoi me kompozitor të njohur, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme. Dhe ndonëse karriera në muzikë iu ndërpre për një kohë të gjatë, ai sërish arriti që muzikës së lehtë shqiptare, t’ia dhuroj disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor”.

Në vazhdim ju sjellim tekstin dhe këngën “Simfonia e nënës”, të interpretuar nga Sherif Merdani:

O nënë, për ty do këndoj gjithmonë
Të shkruaj vargje, do krijoj melodi
Edhe kur të përqafoj si fëmijë
Edhe kur ndodhem kilometra larg
Se ti je krijesë e përjetësisë
Simfonia ime!

Nganjëherë më vjen të qesh me veten time
Më vjen në mendje një pyetje kaq naïve
Përse, përse, nuk kam qenë në dasmën tënde
Përse, unë qava kur ti më linde…
O nëna ime!
Perëndesha ime!
Simfonia ime!

O nënë!
O perëndeshë e jetës!
Perëndeshë e bukurisë
o perëndeshë e dritës
perëndeshë e dashurisë
o nënë perëndeshë e jetës
Ti që krijove gjithësinë
Ajo nina-nana e ëmbël
Sot më duket simfoni.

O Zoti ynë i madh!
Një lutje na dëgjo
Fali ditë nga jeta jonë e pajetuar
Perëndeshës sonë

Perëndesha ime
Perëndesha jonë
Simfonia ime
Simfonia jonë.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

———————————————–

Kliko edhe:

VAÇE ZELA: LEMZA (TEKSTI DHE KËNGA)

O ra zilja m’nisi frika
msusi hyri në mësim
dhe në vend si s’më ra pika
Kur ai thirri emrin tim.

Unë asnjë fjalë s’kisha mësuar
Se mbrëmë në takim isha me ty
Po nisi lemza e bekuar
Në d’rrasë të zezë shihja dy sy.

Ohoho mos më ngacmo
Ohoho se me mundon ooo
Tralalala…

Ç’më kujton kaq shpesh mor djalë
Lemzë or lemzë më lerë të qetë
Është turp i madh kur s’di një fjalë
Edhe lemza kisha mbet.

M’ lerë moj lemzë se mbarova
Çdo mësim unë ta mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj.

Ohoho mos më ngacmo
Ohoho se me mundon ooo
Tralalala…

Por lermë moj lemzë se mbarova
Çdo mësim unë ta mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj

Kliko KETU per ta degjuar te kenduar nga e madhja Vace Zela:

ObserverKult

Kliko edhe:

EVI REÇI & FLORI: ZEMËR, NUK KAM FAJ (TEKSTI DHE KËNGA )