Fotot e trishta: Me fëmijë në krah, për një gotë qumësht e një copë bukë, para zyreve të Kryqit të Kuq në Shqipëri

Foto prekëse, foto që nuk duan koment, të cilat i përkasin Shqipërisë së pasluftës në vitin 1947, kur Kryqi i Kuq Shqiptar, me ndihmat e siguruara nga UNRRA (kryesisht të qeverisë së SHBA-ve) që shpërndante nëpër qytete të ndryshme.

Këto ndihma ishin kryesisht pako me ushqime dhe veshmbathje për shtresat e varfëra në nevojë që gjendeshin kudo në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë së asaj kohe.

Në këto foto që i ka publikuar Memorie.al shihen burra dhe gra të veshur keq, pleq e plaka me çanta, shporta dhe hejbe në krah, nëna të reja dhe të moshura me fëmijë të vegjël e të uritur, me triska, dokumente identifikimi dhe trasta në duar, të gjithë në rradhë para lokaleve e magazinave të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Këto janë imazhet me pamjet trishtuese të disa prej qyteteve në Shqipërinë e pasluftës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe partizanët me uniforma, u shërbejnë popullsisë së varfër të asaj kohe.

Më poshtë mund të shihni këto fotografi:


Lexo edhe:

ÇELET EKSPOZITA “NDËRTIMI I TELEVIZIONIT SHQIPTAR NË VITET 1959-1981”

ObserverKult