Sidrit Bejleri: Si sot, veç ty do të të dua… (teksti dhe kënga)

Më premto mes nesh,
Dashnia s’do perëndojë,
Premtomë ndër ëndrra,
Veç mua do më kërkosh.

Për ty gjithë jetën,
Si sot do kem nevojë,
Ky përqafim,
Jo kurrë mos të mbarojë.

Eja me mua,
Të t’betohem: Ty të dua,
Se veten time
Përgjith’ jetën po ta fal.

Sa frymë të kem,
Si sot, veç ty do të të dua,
I lutem Zotit:
Fatin tonë, kurrë mos e ndaj.

Në zemrën time,
Unë tënden do e mbaj,
Në hidhërim a paqe,
Asgjë nuk do na ndajë.

E kur rrudhat ballit,
Dhe thinjat të kenë dalë,
Në vallëzim shpirtrat,
As koha mos t’i ndalë.