Silvana Kola-Loka: Ai që bën mirë, gjen mirë!

Silvana Kola Loka
Silvana Kola-Loka

Ai që bën keq, gjen keq! Gjen edhe mirë! Ose nuk gjen hiçgjë, hiç fare!

Nga Silvana Kola-Loka

Ai që nuk bën as mirë dhe as keq, edhe ai gjen mirë ose keq! Ose nuk gjen hiçgjë, hiç fare!

E mira dhe e keqja janë brenda nesh. Aty, nëpër sirtarë, të cilët herë i hapim dhe i pastrojmë dhe herë bëjmë sikur na dalin nga mendja.

E kotë të hiqemi sikur ne, vetëm ne dhe një grusht i vogël njerëzish si ne, jemi njerëzit e mirë që na përplaset mirësia në fytyrë dhe na kthehet në mallkim.

A nuk është patetike ta shikojmë botën vetëm me sytë e atij që mendon se vuan nga mirësia e vet? Po ne, a nuk jemi ata që bëjnë dikë të vuajë gjithashtu! (Hajt t’ia bëjmë qejfin vetes dhe të mendojmë se ne lëndojmë pa dashur! Përfundimi nuk ndryshon: kemi lënduar dikë!).

Lëndohemi dhe lëndojmë; gënjehemi dhe gënjejmë; fyhemi dhe fyejmë; na çojnë në Djall dhe çojmë në Djall!

Si e mendoj unë këtë punën e mirënjohjes dhe të gjeturit keq kur bën mirë?

Mendoj se diçka nuk shkon, që nga momenti që, kur bëjmë diçka, presim diçka të mirë në kthim.

Para disa ditësh lexova këtë dialog midis dy motrave:

-Pas gjithë atyre që unë kam bërë për ty, ti ma shpërblen kështu?!

-Pse atëherë kur bëje gjëra për mua nuk më the se prisje diçka në kthim, por më thoje “Nuk më detyrohesh asgjë!”?

ObserverKult


Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: UNË KURRË NUK KAM PYETUR ASKËND NËSE MË KA DASHURUAR…

Nga Silvana Kola-Loka

U dëgjua zilja e mesazheve. Hapa telefonin. Kemi krijuar një grup komunikimi me disa kolege të punës, me të cilat kemi shumë gjëra të përbashkëta.

Komunikimet janë shumë interesante; nga gjëra të vogla të jetës së përditshme deri tek diskutimi nëse duhet të fillojmë të kursejmë për ta çuar hirin në hapësirë pas vdekjes. Ai mesazh ishte për mua.

Silva! Si mendon ti se dikush duhet t’ia tregojë dashurinë dikujt tjetër? Cila do ishte mënyra më e mirë për ta bërë tjetrin të të dojë?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult