Stefano Benni: Unë t’due

Unë të due
dhe nse nuk mjafton
kam me ja vjedh yjet qiellit
me të ba një kunorë,
e qielli bosh
s’ka me u anku për atë që ka humbe
veç bukuria jote
universin të mbushe.

Të due
dhe nse nuk mjafton
kam me shpraz detin
e të gjitha perlat kam me ti prue
para teje.
Deti s’ka me kja,
për kët’ t’pa bame,
se mija valë e sirena
s’kane magjepsjen,
e bukurise tande.

Të due
dhe nse nuk mjafton,
kam me çue vullkane
dhe zjermin e tyne
në duert tueja kam me vu,
kjoftë akull
për djegien e pasioneve që më kanë pushtu.

Të due
dhe nse nuk mjafton
kam me i kapë retë
të zbutuna me ti prue,
shi raftë mbi ty,
kur në verë
prej të nxehtit s’mundesh me fjetë.
Dhe nse nuk mjafton
që koha të mbesë pezull
planeteve fluturimin kam me ja u ndalë
dhe nëse nuk mjafton
vafsh në të satamë!

Përshtati: Arjola Zadrima