Tallja me dhimbjen e të tjerëve tregon mjerim të madh njerëzor

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse ai që ne shohim duke vuajtur është dikush që ne e konsiderojmë armik. Të gëzohesh me dhimbjen e tjetrit tregon një perceptim të dobët për jetën.

Nëse do ta kuptonim njëri-tjetrin në tërësi, do të mund ta perceptonim lehtësisht shkakun e vuajtjes së të tjerëve….

Ajo çfarë i bëjmë një personi tjetër, në realitet, ne ia bëjmë vetvetes. Veçanërisht mungesa e besimit shkakton ende më shumë dhimbje!

Nuk është aspak e thjesht të flitet për dhimbjen, veçanërisht atë të brendshme, e cila nuk mund të shihet dhe nuk mund të matet.

Ne jetojmë në një periudhë në të cilën dhimbja nënvlerësohet.
Ne e kuptojmë këtë, kur gëzojmë me dhimbjen e tjetrit, kur një person konsiderohet i keq, ose armik, e provon atë drejtpërdrejt.

Një lloj hakmarrjeje që nuk sjell asgjë konkrete, por në këtë mënyrë, subjekti që vuan mund të kuptojë të keqen e shkaktuar më parë.

Në gjuhën gjermane ky qëndrim përkufizohet nga një fjalë specifike, në dukje e pakonkurueshme: “schadenfreude”, e përkthyer fjalë për fjalë si gëzim për dhimbjen dhe fatkeqësinë e të tjerëve.

Ky qëndrim është thellësisht i gabuar për disa arsye.


Të gëzohesh nga dhimbja e të tjerëve, madje edhe atë të ndjerë nga një person që mund t’iu ketë lënduar më parë, nuk do të thotë se do të largosh vuajtjet e tua.

Lidhur me këtë ndjenjë jo të zakontë janë bërë studime të thella.

Sipas një studimi të kryer në Japoni të gëzuarit me dhimbjen e të tjerëve aktivizon qarqet nervore që stimulojnë prodhimin e dopaminës, neurotransmetuesit që aktivizohen kur marrim një shpërblim…

A është kjo vërtet arsyeja?

 / giornodopogiorno.org/

ObserverKult


teofrasti

Lexo edhe:

ÇKA THOTË PËR DYFYTYRËSINË TEOFRASTI, ÇFARË TIPARE KANË DYFYTYRËSHAT…

Nga Teofrasti

Na duket se dyfytyrësia është, po e përshkruam në vija të përgjithshme, shndërrimi i veprave dhe i fjalëve në gjëra të liga. Kurse dyfytyrëshi është njeri me këto tipare:

Ai u afrohet armiqve të vet dhe pa asnjë shenjë zemërimi në fytyrë e bën shprehi të flasë me ta;
ai në fytyrë u derdh lavdata njerëzve. Pra atyre që fshehurazi u ka vënë kurtha;
u shfaq ngushëllime kur kundër tij e kanë humbur betejën;

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult