Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde…

ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:

Të dashurosh nuk do të thotë të jesh i lumtur, do të thotë të zgjedhësh vuajtjen tënde./Gogoli

Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson./Dekobra

Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje./Volteri

S’ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri./Gëte

Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do./Gabori

Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë./Heminguei

Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari./Shekspiri

Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria./Zilahi

Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë./Euripidi

ObserverKult