Telegrami i Faik Konicës për dorëheqjen nga parlamenti

faik konica

Gazeta “Dielli’ lindur 100 vjet më parë në SHBA i ishte ndaluar ardhja në atdhe në vitin 1924. ”Gazetat e Korcës”, “Drita”, ”Përparimi” i dërgojnë ndërkaq Kuvendit kushtetutes një telegram për të prishur vendimin, që ndalonte hyrjen në atdhe të gazetës Dielli”. Në materialet e kuvendit shqiptar gjejmë një telegram tronditës, ku publicisti dhe patrioti Konica i dërgon Kuvendit Kushtetues duke e akuzuar qeverinë për zgjedhjet e kryera nën frikësim, si dhe arsyet për dorëheqjen e tij si anëtar i Kuvendit.

– Një Kuvend i tillë, nuk përfaqëson popullin, por një klasë parazitësh, shprehet Konica, në telegramin i cili mban dt 11. Mars 1924 dhe e sjell Gëzim Llojdia.

Bisedimet e Kuvendit Kushtetues

E mërkurë 12.Mars 1924,ora 2.30 mb dreke

Këndohen emnat e ZZ. miseve të Kuvendit Kushtetues e mungue Zotnia e tyre e ZZ A Hastopalli .(leje), A.Zogu (smuet), H.Kadri leje, I. Xhindi (i smuet) J Papadhopulli (mision), L.Gutakuqi (smuet), P.Evangjeli, S Luniku (leje), S. Ko¬prencka (leje),S.Vrioni Sif Kedhi (mision), Skënder Pojani, Shefqet Daiu. Si u gjet shumica, mbledhja u hap.

Këndohet proces-verbalet Nr. 21, 22 e 23 dhe vërtetohen. Këndohet nji telegram nga drejti¬met e gazetave: “Gazeta e Korçës, “Drita”, “Perparimin”, me te cila luten të prishet vendimi i dhanun për ndalimin e hyrjes se gazetës ”Dielli” në Shqipni.
Bashkohet me çështjen e rendit te ditës.

Këndohet nji telegram nga nji çetë djelmsh Shkodran me date 11. 111, 924 si pason e “Fletorja Republika, javën e kalueme në krye thotë se: bas 40 ditësh Kuvendi Kushtetues nisi punen me gjak tue i thirë kshtu Asemblislat gjaksor. Ne tue njoft nderin e Asemblesistave pa ndër ta realizimin e ideali’ kombëtar, protestojmë rreptësishtë kundra këtij shndrimi e lypim dënimin e saj.

I referohet komisjonit.

Kendohet nji telegram nga Bostoni me date 11.111.24; prej Z. Faik Konicës si pason:

Kuvendit Themeltar. Tiranë. Zoti Kryetar Shumica e Shqiptár e ka çfaqur sheshit se dishron ndryshime sociale me themel. Stop.

Po zgjedhjet e bërë nën frikësime qeveritare edhe nen hijen –e vrasjeve nxuarnë në Kuvend një shumicë e cila mundohet të ruaj fabrikën sociale të vjetër qe ka lëne popullin e n’errësirë e varfëri. Stop. Një Kuvend themeltari këtillë nuk përfaqëson popullin por vetëm nji klasë parasitash. Stop. Prandej kam nderin te Ju paraqes demicien time si misë i Kuvendit. Stop. Mjerimet që gatuani kundër popullit qofshin mbi krye të shumicës vetzgjedhur të këtij Kuvendi çkatërronjës.

Z.Dr.S. Pojani Të vihet në e rendin e ditës Z. Kryetar. Së biseduar dhe duhet dër¬gue në giyq.

ALI KELCYRA: Z, në telegram cfaqë arsyet pse jep dorëheqjen

Këto nuk na hyjnë në punë neve,po të pranoimë dorëheqjen dhe të lajmërojmë me Qeverin t’ urdhërojë zgjedhje të reja për vendin vakant.
V. GOXHOMANI: Nuk është nevoja të pranojmë dorëheqjen, se pas 10 ditësh, quhet dorëheqës vetvetiu.

Z.F.VOKOPOLA: C’do Asemamblesitë nuk ka ardhë të bëj ben e duhshme nuk ka të drejtë si nji Asamblesist. Sharjet që bën Z. e tija janë pa edukatë. Z. e tija në vend, që këtu e të kolaburote këtu për të mirën këtij populli, vjen këtu e na bën sharje pa fare edukate. Pra¬ndaj ti pranohet dorheqja dhe të marojë çështja…

Z.KRYETARI: Kush është anëtar i pranimit të dorëheqjes të ngrehin dorën.

Pranohet.

Z.KRYETARI Bisedim mbi proponimin e lënjes së lire të hyrit në Shqipni të gazetës”Dielli”.

Z.M.I.P TË JASHTME (I.Vrioni)

Zotërinj. Mbi këtë çështje do të flas si deputet, si Ministër si edhe n’Emën të Qeveris. Në kohen e kabinetit t’ im Z. Konica, në kritikat, që ka botuar në gazeten “Dielli” si person më ka hidhëruar, po si njeri i Shtetit nuk më ka ardëe aspak rëndë, pse një njeri, që merr fuqin e shtetit lypet të durojë të gjitha sharjet e kritikat dhe t’i marre punët me gjakftohtësi. Herën e fundit Z. Konica këtë hidhërim ,që kishe në personin e tija ma ngriti e ma nderoi me simpati,

ZANA: Cilat jane shkaqet?

Z. MIN. I P. TE JASHTME Vrioni:

Z. e tij kur ngjau atentati kundra Z, Kryeministrit në fuqi, me një telegram ju drejtue Kryeministrit ku deploronte këtë ngjarje dhe tregona hidhërimin e vet duke uruar shërim të plot sa më shpejt. Z. e tij me këtë difton se atakon qeverinë e kritikon, me mejtim. Këjo sjellje e tij kundrejt Kryeministrit Z. Ahmet Zogut është një gjest chevaleresc dhe unë si depu¬tet i jam mirënjohës.

Sa për Qeverinë, e dini mire Z. e juaj, se neve kemi hyp ne fuqi, jo të shtyem nga zelli për kulltuk ose nga ambicia po prej kohës anormale te shtrënguar nga detyra patriotike.

Prandaj Qeveria nuk ka aspak frikë as nga një kritik dhe ardhja e gazetës”Dielli” në Shqipni për neve është një gië e dashur dhe s’ kemi kur një kundërshtim, qe ajo gazetë të hyjë e lirë në Shqipni.
Duartrokitje.

Z. KRYETARI: Gazetarët, që ju drejtonin Kuvendit për lenjen e lirë, të Diellit në Shqipni nuk e dinin se ndalimi ka qenë nga Qeveria e për këtë arsye i janë drejtue Aseamblés. Pranohet e hyemja e “Diellit” lirisht në Shqipni.

Kuvendi i pasdites së mërkurë i 12 marsit 1924, ka vijuar punimet mbi ligjën mbi ndërrimin e disa neneve në lidhjet me aktet noteriale./konica.al

LEXO EDHE: Faik Konica: Si ish vëndi ynë qint vjet më parë e si është sot?