Teodor Keko: Populli ishte fëmijë…

teodor keko natën

Populli ishte fëmijë. S’kishte abetare.
Bëri lutje, ia dhanë, si dhuratë….
Dashuronte dijen. S’kishte bankë në auditore.
Bëri lutje, ia dhanë, si dhuratë.….
U bë burrë. S’kishte punë.
Bëri lutje. Ia dhanë, si dhuratë….
Prind u bë. S’kishte ujë për fëmijët.
Bëri lutje. Ia dhanë, si dhuratë….
Dhe kur foli në tribunë për të drejtën,
‘bamirësit” iu vërsulën: “bukëshkalë”!