Kur braktis atë që do…, poezi nga Timo Flloko

ylli im timo flloko poezi

Poezi nga Timo Flloko

Ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pa fund…
Kam kohë që të pres…Sa shumë!
Përmes erës nëpër net, ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell…
Sa e huaj je tani… S’e ndjen?!
Ku ikën ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s’e di…!
Ne heshtim që të dy ,
na ndan një ftohtësi, tani.

Kur braktis atë që do,
vjen një çast, që e kupton,
se pa të, ti dot s’jeton!
Çfarë, më thuaj, vlen në botë,
kur je vetëm e ke ftohtë,
dhe një zemër s’e gjen dot?!

Ku mbetën pritjet, ku,
ku ndali hapi yt, s’e di?!
Një ndjenjë në fshehtësi,
jam skllavi yt, më thotë, tani.

Sa trishtim ndiej në shpirt, çudi,
kur pendesën shoh në sytë e tu…!
S’di, je e imja a të humba përgjithnjë?!
Ti u ktheve, lotin shoh të ngrirë…
Jam i dobët dhe të fal…s’e di,
mund ta kthejmë në jetë prapë dashurinë.

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe:


TIMO FLLOKO I DEDIKON DISA VARGJE VERA GRABOCKËS: DASHURIA E JETËS SIME…


Regjisorja e njohur Vera Grabocka feston sot ditën e saj të lindjes. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar sot ajo, më i veçanti urim është padyshim nga aktori Timo Flloko, bashkëshorti i saj.

Regjisorja Grabocka ka publikuar së fundmi në Instagram poezinë që bashkëshorti i saj, Timo i ka dedikuar në këtë ditëlindje.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU