Timo Flloko: Eci rrugëve kot, kuturu…

timo flloko miqtë pakëz

Kuturu, poezi nga Timo Flloko

Eci rrugëve kot, kuturu
dhe s’di ku shkoj,
xurxull jam prapë unë- se ajo,
një bohem nuk e do.

Sa të desha, shpirt s’mund ta dish,
të vodhën ty – pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund…

Sa e lumtur je, unë s’e di,
me atë që jeton,
mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!

Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë, në kyç trishton,
si në muze, si një Xhokondë.


Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret,
nëpër pube tok me miqtë harxhoj,
unë hënën si monedhë.

Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot.
se ka një Zot!

ObserverKult

Kliko për ta dëgjuar këngën e Aleksandër Gjokës me tekstin e poezisë “Kuturu”

ALEKSANDËR GJOKA: ECI RRUGËVE KOT, KUTURU (TEKSTI DHE KËNGA)

Lexo edhe:

RRËFIMI SPECIAL I TIMO FLLOKOS: DEBATI ME REGJISORIN PËR SKENAT E RREZIKSHME NË LUMË, SI MA FSHINË MONOLOGUN TE ‘BALLË PËR BALLË’…

eci rruheve kot kuturu poezi nga timo flloko kenduar nga aleksander gjoka

Aktori Timo Flloko ka ndërtuar një portret të pangatërrueshëm në kinematografinë shqiptare. E nisi me role episodike për të shkuar te rolet psikologjike, të thella, emocionale. Tregon se si e nisi karrierën e tij si aktor dhe si u bë i famshëm për rolet e luftës.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë”, i transmetuar në “Dixhitalb”, tregon se si e nisi karrierën e tij si aktor dhe si u bë i famshëm për rolet e luftës.

Timo Flloko tregon se kishte qejf të bëhej pilot, ndërsa prindërit donin që ai të bëhej doktor.

Ai tregon se si e fitoi konkursin për Akademinë e Arteve dhe kritikat që ka marrë në fillim nga regjisorët.

Flloko tregon se si e ka ndryshuar emrin për shkak të titrimit nga kinezët, ndërkohë që zbulon dhe diskutimet me Saimir Kumbaron, i cili i dubloi zërin në filmin e tij të parë. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU